Edhe pas nenshkrimit te marreveshjes se anëtaresimit të vendit të tyre
në Bashkimin Europian, kroatët mbeten të ndare persa i takon vleresimit
per kete hap si pozitiv ose jo.

Firmosja permbyll nje proces gati 10-vjecar dhe do ta beje Kroacine republiken e dyte ish-Jugosllave qe i bashkohet bllokut pas fqinjit te vogel verior, Sllovenise. Zagrebi ka punuar shume per te siguruar kete ftese dhe eshte detyruar te implementoje reforma madhore demokratike dhe ekonomike, e te demonstroje gjithashtu se politikanet e tij jane serioze, kur vjen fjala tek lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Por serish ekonomia e saj ka mbetur ne vendnumero prej krizes financiare te Europes dhe konservatoret ne pushtet humben zgjedhjet parlamentare te se dieles pas nje serie skandalesh te lidhura me Bashkimin Demokratik HDZ. Skeptiket ndaj anetaresimit ne BE, nuk mungojne.

“Nuk e mbeshtes hyrjen ne Bashkimin Europian. Te gjitha informacionet e mundshme tregojne se te pakten per momentin, nuk ka asnje dobi. Ne nuk jemi te pergatitur per BE-ne. Duhet te kujdesemi me se pari per ekonomine tone, per vlerat morale ne kete vend, pastaj te mendojme aderimin. Sot ne hyjme ne bllok te gjunjezuar dhe Europa nuk ka meshire, ka vetem interesat e saj”, thotë një banore.

Ka dhe mjaft kroate qe shpresojne se anetaresimi mund te ndihmoje rimekembjen ekonomike te vendit e te forcoje luften kunder korrupsionit galopant.

“Kroacia mund te kete realisht nje shans qe te zhvillohet si nje shoqeri e civilizuar, dhe jo si perendimi i eger, cka kemi pare te ndodhe deri tani”, thotë një tjetër banor.

Euroskeptiket kroate kane ngritur zerin per te shprehur shqetesimin e tyre mbi mungesen e transparences gjate negociatave te aderimit te drejtuara nga qeveria e kryeministres ne largim, Jadranka Kosor dhe per kete arsye, organizuan te enjten ne Zagreb nje tubim anti BE-se, ku moren pjese disa qindra vete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA