“Do të jetë djalë”
09/12/2011 16:40
Robert Downey Jr. do të bëhet baba vitin e ardhshëm dhe me bashkëshorten e tij, Susan Levin, kishte vendosur që nuk do të bënte publik asnjë detaj përveç lajmit të shtatzanisë.
Por, aktorit i ka shpëtuar në programin televiziv të Jay Leno se fëmija që pret është djalë. Menjëherë pas kësaj deklarate, protagonisti i ‘Iron Man’ ka mbyllur gojën me duar në një shenjë të qartë se kishte thënë diçka që nuk duhej.
Përsa i përket karrierës së tij kinematografike, 46-vjeçari për momentin është i zënë me promovimin e filmit të tij më të fundit ‘Sherlock Holmes 2’.
Top Channel