Duket se plani i përfolur prej shumë kohësh për përshtatjen në film të serialit “24” po bëhet realitet.

Dy kompanitë kinematografike “Imagine Entertainment” dhe “20th Century Fox” kanë zgjedhur Mark Bomback për të shkruar skenarin e filmit brenda vitit.

Kompanitë kanë planifikuar të nisin xhirimet e filmit në muajin prill, pasi vetëm atëherë aktori Keifer Sutherland do të mund të jetë në dispozicion.

Nuk mund të ketë një film “24” për ekranin e madh pa Jack Bauer protagonist, njoftojnë agjencitë amerikane të showbiz-it.

Muaji prill është zgjedhur pasi edhe producenti Brian Glazer duhet të përfundojë angazhimet e tij me cmimet Oscar, para se të nisin xhirimet.

E vetmja pengesë duket se janë regjisorët. Tony Scot ka hequr dorë, ndërkohë që shumë të tjerë të njohur janë shprehur të painteresuar për projektin.

Megjithatë, gjithcka pritet të zgjidhet. Nga ana tjetër, skenaristi Mark Bomback është i njohur për filmat “Wolverine” dhe “Shadow Divers”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA