Regjimi i Adele, cigare dhe alkool nëpër turne

08/12/2011 00:00

Pavarësisht se kërkohet një regjim i rreptë për këngëtarët sidomos gjatë
turneve të tyre kur aktiviteti është tepër intensiv, për këngëtaren
Adele ka një tjetër regjim.

Cigare dhe birrë kualitative evropiane janë ndër kërkesat kryesore të këngëtares së britanike ajo kur gjendet nëpër turne. Mediat britanike shkruajnë se Adele në turneun e fundit ka kërkuar shishet e verës më cilësore për të qenë sa më në formë.

Përpos cigareve që janë domosdoshmëri për të, pas koncerteve dhoma e saj duhet të jetë e mbushur me verë dhe çokollata. Një ndër këngëtaret me vokalin më të mirë në historinë e muzikës, përpos veseve ka edhe anë pozitive.

Ajo mendon që në çdo koncert të saj, të gjithë ata persona të cilët hyjnë pa bileta duhet të derdhin nga 20 dollarë, të holla këto që shkojnë për bamirësi. Jo rrallë nga fitimet e saj shuma të konsiderueshme shkojnë për njerëzit në nevojë nëpërmjet fondacioneve të bamirësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA