Martesa e katërt për Sinead O’Connor

08/12/2011 16:45

Sinead O’Connor ka njoftuar gjatë një emisioni në një radio irlandeze se do të martohet (për herë të katërt) me të dashurin e saj Barry Herridge.

Këngëtarja irlandeze, e famshme për këngën ‘Nothing Compares 2 U’, ishte në radion ‘Today FM’ për të promovuar albumin e saj të ri dhe dha lajmin e martesës së saj. Mediat irlandeze theksojnë se ceremonia e martesës do të zhvillohet në Las Vegas ditën e enjte, ditë që koinçidon me ditëlindjen e O’Connor.

45-vjeçarja është nënë e katër fëmijëve dhe ka qenë e martuar tre herë.

Albumi i saj më i ri quhet “Home” do të dalë së shpejti dhe pritet që këngëtarja të lançojë fillimisht një këngë nga ky album, atë me titull ‘How About I Be Me’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA