Duhamel do fëmijë nga Fergie
08/12/2011 17:10
Aktori Josh Duhamel, bashkëshorti i këngëtares Fergie, ka deklaruar se mezi po pret që të ketë fëmijë sepse sipas tij pas tre vitesh martesë tashmë ka ardhur momenti i duhur për të shtuar familjen.
“Shpresoj që së shpejti të bëhemi prindër. Gjithmonë më kanë pëlqyer fëmijët dhe po pres me padurim që të bëhem baba. Dua dy fëmijë, mendoj se është numri perfekt”, u shpreh Duhamel për versionin britanik të revistës ‘Glamour’.
Fergie, pjesëtarja e grupit Black Eyed Peas, ka marrë “pushime” nga kariera e saj muzikore dhe duket se tashmë është momenti i duhur për të ndërmarrë një hap të tillë.
Top Channel