Princi William dhe Kate në koncertin e Gary Barlow

07/12/2011 00:00

Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate Middleton dinë si të shijojnë kohën e tyre bashkë por të vënë përherë në shërbim të imazhit të tyre në publik.

Ata kanë zgjedhur të ndjekin një koncert të këngëtarit britanik Gary Barlow mbrëmjen e 6 dhjetorit përpara se të shihnin performancën e jurisë së “The X Factor”.

Por Princi William dhe dukesha e Kembrixhit nuk ishin të vetmit pjesëtarë të familjes mbretërore të cilët ishin të pranishëm në këtë koncert bamirësie për të dhënë kontributin e tyre. Në këtë koncert qenë edhe Princi i Uellsit dhe dukesha e Kornuoll.

Pas një pritje të ngrohtë që i ishte rezervuar për ta, çifti ju bashkua qindra personave të tjerë të cilët qenë të pranishëm në këtë koncert në Royal Albert Hall.

Ndërsa ish-pjesëtari i “Take That”, këngëtari Gary Barlow e ka përshkruar këtë përvojë si një nder të madh për të. “Është vërtet me rëndësi për mua që të interpretoj ndër të tjera edhe për familjen mbretërore, sidomos kur mendoj që jemi bërë bashkë këtu për të bërë diçka për t’i ardhur në ndihmë njerëzve nëpërmjet këtij koncerti”, ka pohuar nga skena e koncertit të tij këngëtari.

Ky ishte koncerti i dytë që ai mbante në Royal Albert Hall me qëllimin për të grumbulluar sa më shumë të holla për bamirësi në bashkëpunim edhe me fondacionin e princit William dhe Princ Harry.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA