Oldman & Firth në “Tinker, Tailor, Soldier, Spy”

07/12/2011 17:25

Gary Oldman dhe Colin Firth kanë parakaluar në tapetin e kuq për premierën e filmit thriller “Tinker, Tailor, Soldier, Spy”.

Filmi i ri është versioni i dytë i ekranizimit të novelës klasike të vitit 1974 i shkruar nga John le Carre që për të parën herë është ekranizuar nëpërmjet serialit televiziv në Britani ku ka interpretuar aktori Alec Guiness.

Këtë hërë, protagonist i filmit është aktori Gary Oldman i cili është shprehur se ky version i filmit është pak më pranë realitetit.  Ky është një film i cili ka ditur përherë të marrë jo pak audeiencë për shkak të ngjarjeve të cilat janë spostuar në kohën e Luftës së Ftohtë.

Një tjetër protagonist i filmit, aktori Colin Firth u shpreh: “Unë jam shumë kurioz se si do të perceptohet ky version i ri i filmit duke qenë se njerëzit kanë parë një version të hershëm, atë të një seriali glamur i cili ka shënuar për kohën rekord audience”.

Versioni i ri i filmit “Tinker, Tailor, Soldier, Spy” do të nisë projeksionin vetëm në kinematë e disa qyteteve prej 9 dhjetorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA