Nis gjuetia për Ilir Kumbaron

07/12/2011 15:20

Detektivët në Njësinë e Ekstradimit të Policisë Metropolitan në Londër
kanë lëshuar të mërkurën apel për gjetjen e Ilir Kumbaros, ndaj të cilët është
lëshuar urdhër-arresti përpara një jave.

Sipas BBC-se, Policia dhe Prokuroria e kundershtuar lirimin me kusht te Kumbaros por ai e fitoi ate ne apel. Superintendenti detektiv i Njesise se Ekstradimit Peter Rance ka deklaruar se “ne besojme se Ilir Kumbaro nuk eshte arratisur nga Britania, por sipas te gjitha gjasave eshte duke u strehuar nga miqte e tij”.

Superdetektivi Rance shtoi se “megjithese ai nuk perben rrezik per publikun, ai kerkohet ne Shqiperi per akuzat e rrembimit dhe torturës. Kemi të bejme me nje hetim nderkombetar te profilit te larte qe paguhet nga shpenzimet e publikut. Eshte e drejte qe ne te kerkojme arrestimin e Ilir Kumbaros dhe ta nxjerrim serish para gjyqit, i cili në mirëbesim e liroi atë me kusht”.

BBC njofton se lirimi me kusht u dha nga Gjykata e Larte ne Londer pas nje apelimi ndaj nje vendimi te me hershëm, i cili i refuzonte atij lirimin me kusht nga frika se ai nuk do te paraqitej ne gjykate. Policia britanike kerkon tashme informacion per vendndodhjen e Kumbaros nga publiku duke kerkuar qe ata te njoftojne njesinë e ekstradimit ne numrin e telefonit të dhënë ne faqen e internetit te BBC.

Dje Top Channel njoftoi se polica ishte ende ne kerkim te Kumbaros, nderkohe qe familjarët e tij e konsideronin ate person te humbur. Familjarët e tij nuk pranuan te flisnin per Top Channel per te dhene versionin e tyre per rrethanet e zhdkukjes se Kumbaros edhe perkundrejt insistimit tone te vazhdueshem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA