Michelle Pfeiffer, bukuri e pavdekshme

07/12/2011 11:50

Michelle Pfeiffer, ndryshe nga koleget e saj të Hollywood-it të cilat bëjnë injeksione botoksi në kërkim të “rinisë së përjetshme”, u shfaq me bukurinë e saj natyrale në premierën e filmit ‘New Year’s Eve’, në Los Angeles.

Aktorja 53-vjeçare ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj 55-vjeçar David E. Kelly, me të cilin është e lidhur që nga viti 1993.

Zac Efron, një tjetër protagonist i këtij filmi me regji të Garry Marshall, u shpreh se pranoi rolin vetëm kur mori vesh se do të punonte me Pfeiffer.

“Michelle më kishte lënë një mesazh në telefon ku thonte se do kishte shumë dëshirë që unë të isha pjesë e filmit. U entuziazmova shumë sepse e adhuroj si aktore”, deklaroi Efron për ‘Acces Hollywood’.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA