
Festivali Ndërkombëtar i Teatrove është rikthyer në Elbasan, por jo në skenën e teatrit “Skampa”, për shkak se ajo u dogj plotësisht disa muaj më parë.
Organizatorët kanë zgjedhur kinema “Millenium” për të vijuar edicionin e 13 të këtij festivali nën logon “Përtej Kufijve”.
I pranishëm në celjen e ceremonisë ka qenë edhe Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini i cili shprehet i indinjuar për faktin e munges së skenës së teatrit “Skampa” duke premtuar se brenda këtij viti punimet do të përfundojnë.
Më pas në skenën e vogël të Teatrit të Kukullave që ndodhet në brendësi të Teatrit “Skampa”, trupa maqedonase ka dhënë shfaqjen ”Performanca e Fundit”.
Sipas Drejtorit të Festivalit, Adonis Filipi në Festival kanë marrë pjesë gjithsej 9 trupa artistike ku 6 prej tyre janë të huaja dhe 3 shqiptare.
Festivali do të mbyllet më datë 10 dhjetor me trupën e Sardenjës. Për prezantimin e shfaqjeve teatrore do të shfrytëzohen ambiente të ndryshme të qytetit që nuk përmbushin asnjë standard për shfaqjen e teatrove.
Top Channel