Madonna, e përzgjedhura e “Super Bowl”

06/12/2011 17:40

Edhe pse është më shumë se 50 vjeç Madonna vazhdon të tregojë se është ende ajo që mban kurorën e mbretëreshës së popit. Mësohet se këngëtarja e famshme është përzgjedhur për të performuar në pushimin e ndeshjes së “Superbowl”, në shkurtin e ardhshëm.

Lajmi është konfirmuar ditën e dielë gjatë ndeshjes së futbollit amerikan mes Detroit Lions dhe New Orleans Saints.

Gjithashtu, në faqen zyrtare të divës së muzikës botërore mund të lexohet se Madonna po përgatit performancën e saj së bashku me disa anëtarë të “Cirque du Soleil”.

Sipas ‘NBC’, spektakli do të zhvillohet në stadiumin “Lucas Oil” të Indianapolis më 5 shkurt.

Ndeshja finale e Superbowl është pothuajse si një festë kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në finalen e kaluar rreth 162 milionë persona panë spektaklin e grupit Black Eyed Peas. Është një traditë që ndeshja sportive më e rëndësishme në SHBA të shoqërohet me koncerte madhështore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA