Historia e Amanda Knox në libër

06/12/2011 00:00

Akuza për vrasje, një proces gjyqësor i stërzgjatur, që e nxorri të pafajshme vetëm pas katër viteve burg dhe e vërteta e vrasjes së studentes britanike Meredith Kercher në vitin 2007 në Peruxhia të Italisë.

Këto janë “të vërtetat” që ish e dyshuara për vrasjen e Kercher, Amanda Knox synon t’i hedhë në një libër e për këtë ka punësuar një avokat me emër në Uashington për t’i siguruar asaj një kontratë të majme me shtëpitë botuese.

Avokati është Robert Barnett, i mirënjohur për ndërmjetësimet në botimin e librave të Presidentit Amerikan, Barack Obama, Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, ish-presidentit George W. Bush e deri tek libri i ish-kryeministrit britanik, Tony Blair.

Sipas familjes Knox, avokati Barnett do të ndihmojë Amandën të sigurojë një kontratë të arsyeshme me shtëpitë botuese për të shitur të drejtën e botimit të historisë së saj. Mediat amerikane shkruajnë se kontrata do të ndihmojë familjen e 24-vjecares të rikuperojë shumat e parave të shpenzuara në katër vitet e betejës ligjore të ndjekur në Itali për lirimin e saj nga burgu.

Amanda Knox, u arrestua në vitin 2007 bashkë me të dashurin e saj italian dhe një person tjetër. Ata akuzoheshin për vrasjen e studentes britanike, Meredith Kercher. Vrasja bëri bujë në mediat italiane e ato amerikane. Knox bashkë me të dashurin e saj italian u shpall e pafajshme në muajin tetor nga një gjykatë apeli në Itali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA