Arkitektë shqiptarë dhe italianë, për herë të parë kanë sjellë në fokus githë dokumentacionin e plotë arkitekturor dhe urbanistik të objekteve të ndërtuara nga vitet 1925 deri në vitin 1943 në Shqipëri.
Profesori i Departamentit të Arkitekturës në Fakultetin e Firences, Ulise Tramonti, e sheh shumë të vështirë restaurimin e ndërtesave që i përkasin periudhës së Zogut dhe asaj fashiste në Shqipëri.
”Problemet janë të shumta dhe është më e vështirë të bësh restaurimin e modernes se sa antikes, për shkak të disa elementëve që nuk prodhohen më. Për Shqipërinë, duhet të jetë një çështje serioze ajo e ruajtjes së aktitekturës italiane, pjesa më e rëndësishme e arkitekturës suaj”.
Profesor Tramonti shpreson që restaurimi i hotel “Dajtit” të ruajë të gjitha vlerat dhe kriteret e trashëgimise kulturore
”Përshtatja është e vështirë, por kam parë një projekt të mirë për Bankën e Shqipërisë. Shpresoj që të ruhet edhe karakteri i hotel Dajtit, pasi në rast të kundërt, do të duhej që të bëheshin ndryshime në të gjithë arkitekturën e bulevardit”, vlerësoi eksperti.
Profesor Ulise Tramonti shprehet gjithashtu kundër prishjes së Piramidës, e cila në historinë e arkitektures së vendit përfaqëson periudhën e komunizmit, ndaj dhe ka një rëndësi të veçantë.
”Piramida duhet të qëndrojë dhe ky është mendimi jo vetëm i imi, por i një projekti në të cilin përfshihen pothuajse të gjithë kryeqytetete e lindjes dhe ku unë bëj pjesë. Tirana, ka njohur përveç regjimit fashist, edhe atë komunist e socialist, prandaj ka shanse të mira për të krijuar një turizëm kulturor me veprat e ndërtuara gjatë këtyre sistemeve”, theksoi Tramonti.
Kjo konferencë, e cila u zhvillua në ambientet e Univerisitetit Politeknik për herë të parë, është cilësuar shumë e vlefshme nga profesorët shqiptarë dhe italianë.
Top Channel