Taylor Swift, “Gruaja e Vitit 2011”

05/12/2011 10:45

Këngëtarja e muzikës “country” Taylor Swift është shpallur si “gruaja e vitit 2011” nga revista muzikore ‘Billboard’.

21-vjeçarja, e cila po korr shumë sukses kohët e fundit, theksoi se e ka pasur ëndërr të shihte emrin e saj në këtë revistë kur ishte e vogël.

“Ëndërroja që një ditë edhe emri im të ishte në këtë revistë dhe më duket e pabesueshme që tashmë jam këtu duke marrë një çmim të tillë”, tha Swift gjatë tërheqjes së çmimit.

Swift është artistja më e re që ka fituar një çmim Grammy për albumin më të mirë me “Fearless” dhe mori 3 çmime në American Music Awards në muajin nëntor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA