Ekspozita e vullnetarizimit

05/12/2011 23:15

Dita ndërkombëtare e vullnetarizmit, si dhe dëshira për të ndihmuar fëmijët me aftësi të kufizuara, ka sjellë së bashku disa organizata, ndërmjet tyre atë “Përtej Barrierave” në organizimin e një ekspozite me fotografi  në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Ekspozita pasqyron punën e shërbimit vullnetar lokal në Shqipëri  gjatë vitit 2011, dhe përmban rreth 200 fotografi të të rinjve aktivistë, në aktivitete në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar.

Eventi është gjithashtu pjesë e projektit të Bashkimit Europian” Vlerat dhe Praktikat e vullnetarizmit në Shërbim të Personave me Aftësi të Kufizuar në Shqipëri”.

“Iniciativa sot është shumë inkurajuese sepse ka të bëjë me solidaritetin edhe BE ka të bëjë me solidaritetin dhe kjo është shumë Europiane. Jam i kënaqur që sot jam afër njerëzve me aftësi të kufizuara”, tha Ettore Sequi, Ambasador i BE-së në Shqipëri.

Pjesë e aktivitetit është edhe ekspozita ballkanike “Vullnetarët në Veprim” e cila mbledh së bashku 21 fotografi të cilat janë përzgjedhur si më të mirat. Ndërmjet tyre janë edhe 3 fotografi që kanë marrë cmime dhe paraqesin momente gjatë punës së vullnetarëve.

Ekspozita ka udhëtuar në 8 qytete Europiane dhe  pas Shqipërisë, do të vazhdojë rrugëtimin edhe më tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA