Edhe në Slloveni votohet për 90 përfaqësuesit e Parlamentit të vendit.

Sondazhet sygjerojne se kryeministri i qëndrës së majtë, Borut Pahor do të jetë udhëheqësi i fundit i eurozonës që do të humbasë pushtetin si pasojë e krizës së borxhit, ashtu sic ndodhi në Greqi, Itali, Spanjë, Irlandë dhe Portugali.
 
Opozita e qendrës së djathtë me në krye, ish-kryeministri Janez Jansa, liderin e Partisë Demokratike premtoi ulje të shpenzimeve dhe reforma që do të shmangin recesionin.

Gjithashtu, ai u zotua se do të rrisë moshën e pensionit, Sllovenia është vendi i vetëm në Europë, që ka më të ultën, për meshkujt 58 vjec dhe femrat 57 vjec.

Qeveria e Pahor humbi votëbesimin në muajin shtator- pikërisht për reformën e pensioneve, cka i solli vendit edhe zgjedhjet e parakohshme.

Sllovenia shënoi një lulëzim ekonomik, gjatë mandatit të Jansas, nga vitet 2004-2008, por vitet e fundit borxhi qeveritar dhe deficiti janë rritur, ndërsa norma e huamarrjes ka arritur kufirin e rrezikut prej 7 %. Ekonomia e vendit, që mbështetej tek eksportet është goditur jo pak nga rënia ekonomike botërore.
 
Kutitë e votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në 7:00 të pasdites. 1.7 milionë persona do të votojnë. Rezultatet paraprake do të mësohen në orët e vona të së dielës.

Top Channel