Dy spiunë, në “luftë” për Witherspoon

03/12/2011 00:00

Ata janë dy agjentë operativë, miq, të stërvitur për cfarëdo lloj
situate, dhe tani do t’i vënë aftësitë e tyre për të luftuar armikun më
të keq, njëri-tjetrin.

Është kjo komedia e re e mbushur me aksion, ku interpretojnë aktorët Chris Pine, Tom Hardy dhe Reese Witherspoon.

Do të jetë pikërisht bjondja bukuroshe që do të bëhet “molla e sherrit” mes dy agjentëve, të cilët do të përdorin armë dhe teknologji të sofistikuar për ta bërë atë për vete.

Filmi titullohet “This Means War” (Të Shpall Luftë) dhe do të dalë në kinematë amerikane më 17 shkurt të vitit të ardhshëm.

Projekti për filmin daton që në vitin 2001 dhe atëherë për rolet kryesore ishin planifikuar aktorët me ngjyrë Martin Lawrence dhe Chris Rock, por u anulua.

U ringjall sërish shumë vite më vonë, ku në përbërje të kastit u thirrrën aktorët Bradley Cooper dhe Sam Worthington, i “Avatar”, por këta e refuzuan ftesën.

Së fundmi, treshja Pine, Hardy dhe Witherspoon pranuan ofertat dhe bashkë me ta do të jenë aktori gjerman Til Schweiger dhe komediania Chelsea Handler.

Top Channel