Victoria Beckham fitoi çmimin prestigjioz të “Stilistes Britanike të Vitit” më parë gjatë javës, por kjo nuk do të thotë se është në gjendje të plotësojë të gjitha nevojat e familjes së saj vetë.
37-vjeçarja që pak kohë më parë deklaroi se një prej pasioneve të saj më të mëdha është të blejë veshje për të bijën, u fotografua ditën e enjte duke kërkuar për orë të tëra rroba të reja për Harperin 5-muajshe.
Nëna e katër fëmijëve vizitoi shumë prej dyqaneve të ndodhura në një qendër të madhe tregtare në Londër, duke u shndërruar në një makth për shitëset, që detyroheshin t’i sillnin vazhdimisht modelet më të fundit të veshjeve.
Pa dyshim, edhe përpara se Victoria të shkonte në shtëpi me qeset pa fund për veshjet e Harper, kjo e fundit mbetej një prej fëmijëve me garderobën më të madhe ndonjëherë.
Top Channel