Veriu i Kosovës, “The Guardian”: BE të angazhohet për zgjidhjen

02/12/2011 00:00

Gazeta “The Guardian” në shkrimin me titull “BE duhet të përballet me
krizën në veriun e Kosovës”, shkruan se përleshjet në territoret e
diskutueshme tregojnë se përpjekjet e keqkonceptuara për të zgjidhur
problemet mund të kene pasoja të përgjakshme.

“Vetëm serbë etnikë jetojne ne cepin verior te Kosoves mes lumit Iber dhe Serbise. OKB-ja kurre nuk vendosi ne menyre efektive autoritetin e vete ne territorin e vogel i cili u shnderua ne nje toke te vetqeverisur, praktikisht pa ligj qe mbijeton ne pjesen me te madhe nga transferta te ardhura nga Beogradi dhe te ardhurat e kontrabandes. Sic parashikohej, autoritete te kosovare deshtuan ne marrjene nen kontroll te veriut, – konstaton “The Guardian” e Londres.

“Politika e perdorimit te NATO-s dhe EULEX-it per te mbeshtetur perpjekjet e Kosoves per marrjen nen kontroll te veriut ne fillim u shtyne nga SHBA, por gradualisht u perkahen edhe nga BE dhe shume shtete te tjera anetare te cilat tashme kercenojne te kundershtojne kandidaturen e Serbise ne BE, nese nuk “permireson” marredheniet e saj me nje Kosove gjithnje e me agresive, – shkruan “The Guardian”. Sipas gazetes britanike, “kjo politike eshte hipokrite dhe e keqkonceptuar, sepse edhe nese ka sukses nuk do te paqtoj veriun, ku shumica e banoreve ose do te largohen ose do vazhdojne t’i rezistojne autoritetitit te Kosoves”.

Po ashtu eshte rrezikshme, pasi Beogradi nuk e kontrollon mjaftueshem veriun per te penguar pershkallezimin e cila mund te ndizet nga cdo incident.Autori i shkrimit te botuar ne gazeten londineze “The Guardian” mendon se stabiliteti afatgjate i Ballkanit eshte ne dore te Serbise per shkak te permasave, pozicionit dhe aftesise per te bere dem.Ndarja e veriut nga pjesa tjeter e Kosoves eshte per te ardhur keq dhe ende e kthyeshme, nese do funksinojne insentivat e duhur, sepse ajo pjese toke nuk eshte ceshtje egzitenciale per asnjeren pale. Ne Kosove cfare ka rendesi per Serbine gjendet ne jug te lumit Iber dhe jo ne veri te saj, dhe veriu pa rend dhe ligj dhe i varfer ka vlere vetem per eliten e Kosoves per te terhequr vemendjene elektoratit te saj nga problemet ne rritje socioekonimike.

Inciativat e duhur jane ne dore te BE, analizon “The Guardian”, ku te dyja palet aspirojne te anëtaresohen. BE duhet t’i perdor ato per te zgjidhur problemet e jashtme te Kosoves dhe Serbise, te stabilizoje Ballkanin dhe ti jap fund percarjeve te saj per njohjen e Kosoves, e cila ende demton politiken e jashtme te perbashket evropiane ende ne formim e siper.

Por se pari, BE duhet te marre drejtimin nga duart e amerikaneve per Kosoven dhe Ballkanin. Ndoshta nga kendveshtirimi i saj me te drejte Uashingtoni duket me i interesuar ne kredibilitetin e premtimeve te veta per Kosoven, dhe ne ruajtjen e kontrollit te dobishem, qe ushtron ndaj elites se saj, sesa ne stabilitetin e Ballkanit, ketij qellimi eluziv strategjik evropian te dy dekadave te fundit. “The Guardian” e Londres shkruan se BE duhet te marre drejtimin. “Nese deshton rreziqet rriten, Ballkani ne menyre elokuente ka provuar se konfliktet per toka jane te mundshme edhe ne boten postmoderne. Lufta e 2008 ne Gjeorigji na kujtoji se gabimet ndodhin dhe bastet e rrezikshme mund te kene pasoja te pergjakshme”, perfundon shkrimin e saj gazeta britanike “The Guardian”.

Top Channel