Me 564 vota pro, 38 kundër dhe 32 abstenime, Parlamenti Europian votoi me shumicë dërmuese, në seancë plenare në Bruksel, për anëtarsimin e Kroacisë në Bashkimin Europian.

Me duartrokitje dhe emocione, europarlamentarët përshëndetën politikanët kroatë të pranishëm në tribunë.

“Sot është një ditë e mirë për Kroacinë dhe për Bashkimin Europian. Parlamenti Europian vendosi të gjithë peshën e tij mbi anëtarësimin e Kroacisë duke dhënë një sinjal të qartë se në cfarë mase BE e do Kroacinë”, deklaroi Presidenti i Parlamentit Europian, Jerzy Buzek.

Hapat e mëtejshëm për vendin do të jenë firmosja e traktatit të anëtarësimit në samitin e 8-9 dhjetorit, e më pas do te vijojë ratifikimi nga 27 vendet anëtare, ndërsa hyrja e Kroacisë në BE parashikohet të ndodhë më 1 Korrik të vitit 2013.

Top Channel