Të shqetësuar për humorin e vendeve anëtare në lidhje me procesin e
zgjerimit, eurodeputetët më të njohur të Parlamentit Europian që
mbulojnë Ballkanin kanë përpiluar një deklaratë të përbashkët.

Kryetari i delegacionit, zëvendës-kryetari dhe raportuesit për vendet e rajonit, me përjashtim të atyre për Shqipërinë dhe Kosovën, i kërkojnë vendeve anëtare të BE-së që në samitin e dhjetorit të miratojnë të gjitha rekomandimet e fundit të Komisionit Europian.

“Në kohë krizash, të shohësh me kthjelltësi nga e ardhmja është një pasuri. Do të ishte e pa matur ngrirja e procesit të zgjerimit pas nënshkrimit të Traktatit me Kroacinë, pasi kjo do t’i pengonte kredibilitetit të Unionit si dhe to të vinte në rrezik stabilitetin në Ballkan. Ne mbetemi me pikëpamjen se perspektiva rajonale duhet kombinuar me arritjet individuale të secilit vend aspirant. Ne kemi besim të palëkundur se është kjo politika e duhur, prandaj BE duhet të dërgojë një mesazh të qartë dhe të fortë ndaj rajonit, në përgjigje të pritshmërive të vendeve të Ballkanit. Jemi të bindur se rekomandimet e Komisionit justifikojnë hapat e mëtejmë institucionalë. Kjo do të thotë: çelja e negociatave për anëtarësimme IRJM dhe Malin e Zi, dhënia e statusit kandidat për Serbinë apo nisja e dialogut të vizave me Kosovën.”

Në letrën e tyre, Eduard Kukan dhe Viktor Bostinaru në krye të delegacionit për Ballkanin, dhe raportuesit Richard Houitt për IRJM, Jelko Kacin për Serbinë, Doris Pack për Bosnjën, Hannes Svoboda për Kroacinë dhe Charles Tannock për Malin e Zi, ftojnë vendet anëtare të BE-së që të mos injorojnë rekomandimet e bëra nga Komisioni.

“Ata nuk duhet të sakrifikojnë prosperitetin dhe stabilitetin e ardhshëm të Ballkanit, në emër të shqetësimeve dritë shkurtra kombëtare”, deklarojnë eurodeputetët, një javë para samitit europian të 8-9 dhjetorit.

Në kohën kur Kroacia nënshkruan traktatin e anëtarësimit, IRJM mbetet pa shpresë për shkak të çështjes së pazgjidhur të emrit, Mali i Zi bllokohet nga Franca, për shkak të zgjedhjeve në vend, Serbisë i fiken shanset nga Gjermania, por jo vetëm, për shkak të dhunës ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri.

E fituara e vetme mund të jetë Kosova, megjithëse dialogu për liberalizimin e vizave është vetëm nisja e një procesi të gjatë. Ndërsa për Shqipërinë dhe Bosnjën, siç dihet, Komisioni nuk rekomandoi asnjë hap përpara.

 

Përgatiti: Arta Tozaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA