Videoklipi “horror” i Lady Gaga

30/11/2011 12:10

Lady Gaga, njeriu që është veshur në të shkuarën me copa mishi, rikthehet të befasojë me një videoklip të ri, në të cilën ajo është e mbyllur në çmendinë.

Një prej këngëtareve më të famshme në botë, në videon më të gjatë që ka bërë ndonjëherë, “Marry the Night” prej 13 minutash e 47 sekondash, shfaqet në disa pjesë krejtësisht e zhveshur.

Në një pjesë, ajo ha drithëra që i rrjedhin nga goja nëpër trup, luan pianon nudo dhe lyen flokët me bojë blu ndërsa është e ulur në vaskë.

25-vjeçarja, gjithashtu shfaqet e zhveshur duke folur në telefon, duke hedhur sende nga dritarja e apartamentit të saj, ndërsa bën dush duke mbajtur këpucë, përpara se të shtrohet e detyruar në një spital psikiatrik.

Sipas Gagës, videoklipi është në vetvete një pjesë autobiografike e jetës së saj.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA