Në një show ku dijet ngërthehen me shumë fat dhe inteligjencë për të menaxhuar paratë, një çift i sapomartuar, Marseli dhe Gjyzida janë fituesit e radhës në shoun ‘100 Milionë’.

Atyre ju desh ta ndanin lojën e tyre në 2 javë, dhe kjo mbrëmje e së martës ka qenë momenti kyç për lojën e tyre. Pak momente pasi janë shpallur fitues në spektaklin popullor që transmetohet në ekranin e Top Channel, çifti fitues tregon emocionet dhe ndjesitë e kësaj gare.

“Diçka brenda meje më thonte që do të fitoja dhe i jam lutur Zotit për këtë gjatë gjithë kohës. Pyetja e fundit ishte fat”, shprehet Gjyzida.

Këto para, të cilat i fituan falë njohurive të tyre, për Marselin dhe Gjyzedën janë një dhuratë e jashtëzakonshme në një moment të jetës kur kishin aq shumë nevojë.

“Ne jemi një familje e re dhe këto para do të na ndihmojnë shumë. Këshilloj të gjithë që ta provoni sepse është një sfidë e mrekullueshme”, thekson Marseli.

Show “100 Milionë”, i shndërruar në tepër popullor edhe në vendin tonë, transmetohet çdo të martë në ekranin e Top Channel dhe kushdo mund të aplikojë për t’u bërë pjesë e kësaj gare.

Fituesit nuk i kanë munguar kësaj garë përgjatë rrugëtimit në ekranin shqiptar. Në javët e shkuara Albana dhe Ervini, motër e vëlla kanë provuar shijen e fitores dhe u shndërruan në fituesit e 15 milionë lekëve!
 
E ky është një format loje ku ngërthehen njohuritë, fati dhe inteligjenca për t’i ruajtur lekët dhe ku mundësitë për fituar janë jo të pakta.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta