Rrugët alternative drejt Afganistanit

30/11/2011 16:10

Sulmi aksidental i NATO-s që coi në vdekjen e 24 ushtarëve pakistanezë në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit, duket se do t’i kushtojë shumë Shteteve të Bashkuara dhe vetë Aleancës.

Pakistani pas sulmi të NATO-s, bllokoi karvanet e Aleancës duke mos i lejuar të përdorin territorin e tij si tranzit. Prishja e kësaj marrëveshje, të arritur pas nisjes së luftës në Afganistan, detyron Shtetet e Bashkuara dhe aleatët të gjejnë rrugë alternative për dërgimin e pajimeve logjistike, ushqimeve dhe sendeve të tjera të nevojshme për ushtrinë në Afganistan.

Tashmë i gjithë transporti i mjeteve të nevojshme për ushtarët, kryhet nëpërmjet asaj që quhet “rrjeti verior i transportit”. Nga vetë emri, përdoret territori vendeve që kufizojnë Afganistanin në veri. Njëra rrugë është ajo që nis nga porti i Rigas në Letoni, vijon me transportin hekurudhor nëpërmjet territorit rus duke vazhduar më pas në Detin Kaspik, kalon Kazakistanin dhe Uzbekistanin për të mbërritur në Afganistan.

I gjithë ky itinerar merr 10 ditë kohë. Por përvec kohës, NATO dhe SHBA humbasin shumë edhe me shpenzimet që duhet të kryejnë për të mbulohuar këtë transport, që shkon deri në 10 herë më shtrenjtë se sa kostoja e rrjetit që përdorej nga Pakistani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA