Paris, policia rumune ndihmon kolegët

30/11/2011 18:55

Policia rumune ka zbarkuar në Paris për të ndihmuar agjentët francezë në luftën kundër kriminalitetit të rrugës që vjen nga Rumania.

Kështu, deri në mes të janarit skuadra të përbashkëta franko-rumune do të patrullojnë zonat kryesore turistike të kryeqytetit francez.

Sipas agjencisë së lajmeve “AFP”, vëmendja do të përqendrohet kryesisht në zonat e Notre Dame, Champs Elysees, Montmartre dhe në Kullën Eifel.

Në total nga Rumania kanë mbërritur në Paris 24 agjentë, të pajisur me uniformën blu të policisë së Bukureshtit, por pa pistoletë.

Kriminaliteti i rrugës në Francë dhe kryesisht në Paris përbëhet nga të rinj që i përkasin komunitetit arab dhe afrikan, por me anëtarësimin e Rumanisë në BE, në vend kanë mbërritur edhe kontigjente kriminale rumune.

Gjithashtu, një tjetër komunitet ballkanas që ka shqetësuar autoritetet franceze është ai serb, për shkak të fluksit të emigracionit që ka pasur së fundmi nga vendi sllav.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA