Londër, stilistja e vitit 2011

30/11/2011 15:45

Stilistja e shtëpisë së modës ‘Alexander McQueen’ dhe gruaja e cila pati ‘përgjegjësinë’ e madhe për të realizuar fustanin e dasmës së shekullit së Sarah Burton është cilësuar si “Stilistja e vitit 2011” në “British Fashion Awards”.

Fustani që Kate Middleton mbante veshur në ditën e dasmës së saj, mbante firmën e Burton. Ajo ishte krahu i djathtë i stilistit për 14 vjet dhe ka deklaruar se ky trofe ishte ‘qershia mbi tortë’. Ky vlerësim iu dorëzua nga Samantha Cameron, bashkëshortja e kryeministrit britanik, David Cameron.

Një trofe i rëndësishëm është akorduar për Victoria Beckham e cila u çmua me trofeun “Designer Brand of the Year” dhe në momentin e marrjes së këtij çmimi deklaroi se kjo ka qenë diçka që e ka dëshiruar përgjatë gjithë jetës.

“Ky është një moment tepër i rëndësishëm për mua. Ju siguroj që është vërtet. Por tani nuk mund të mos mendoj për njerëzit me të cilët punoj, pa ta nuk do të kisha arritur vërtet këtu. Por një faleminderit dua t’i them bashkëshortit dhe fëmijëve të mi që kanë ditur më shumë durim të më bëhen krah në këtë rrugëtim timin. E kam ëndërruar përherë këtë gjë dhe nuk po arrij të besoj që munda ta realizoj këtë ëndërr”, ka pohuar stilistja.

Një tjetër fituese e madhe në këtë ceremoni është edhe stilistja Alexa Chung e cila u nderua me trofeun “British Style” nga votat që britanikët i kishin dhënë.  Stilisti skocez Christopher Kane fitoi trofeun “New Establishment Award”.

Kane, që dizenjon për linjën “Versus” të Versace-s, ka deklaruar se ky ishte një nderim i madh që i bëhej.

Në këtë ceremoni çmimesh nuk kanë munguar të ftuarit speciale, ndër ta edhe Marc Jacobs, Colin dhe Livia Firth, Kate Hudson dhe lideri i “The Hurts”, këngëtari Theo Hutchcraft.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA