Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë Dhjetë orë pas një përleshje të fortë ndërmjet forcave të KFOR-it dhe serbëve të Jagjenicës, të Zubin Potokut, ku u plagosen rreth 25 ushtarë të KFOR-it dy prej tyre me armë zjarri, KFOR tregon “dhëmbët”.
Për herë të parë pas shumë përleshjeve ndërmjet trupave të KFOR-it dhe protestuesve forcat e NATO-s njoftojnë se, në rast se edhe një herë rrezikohen ushtarët e KFOR-it, këta të fundit do t’i përgjigjen sulmit me plumba të vërtetë dhe jo më me gaz lotsjellës dhe me plumba gome.
“KFOR-i nuk dëshiron të vrasë askënd, por po e përsërisim që në rast se edhe njëherë ushtarët tanë gjenden në situata kur jeta e tyre rrezikohet, ata do të përgjigjen me plumba të vërtetë”, është përgjigjja e KFOR-it.
Situata në fshatin Jegenicë sipas një ushtari gjerman në këtë pikë raportohet të jetë e qetë, por ekipit tonë nuk iu lejua të vazhduar rrugën deri tek vendi i përleshjes e cila gjendet pak metra më tutje.
Në këtë zonë tashmë janë sistemuar një numër i madh i ushtarëve të KFOR-it, ndërkohë me tej vërehet prezenca e shtuar edhe e grupeve serbe. Gjatë natës është njoftuar se pjesëtarët e KFOR-it kanë djegur dy tenda të mëdha, prej të cilave dyshohet se serbët lokalë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të KFOR-it.
Dhuna ka shpërthyer pas sulmeve të serbëve të cilët kanë përdorur mjete eksploduese dhe koktej molotovi. Ndërkohë njoftimi i KFOR-it i cilëson protestuesit të dhunshëm dhe kriminalë. Me gjithë këtë situatë të tensionuar ushtarët e KFOR-it gjerman duket se janë bërë gati të presin edhe festat e fundvitit në një pikë të improvizuar kontrolli.
Teksa situata e sigurisë vazhdon të mbetet e brishtë, as qytetarët shqiptarë dhe as ata serbë të veriut frikohen të komentojnë rreth saj.
Pershkallezimi i situatës në veri duket se i ka kushtuar rëndë Serbisë. Sipas gazetës “Novosti” të Beogradit shkak i zhvillimeve në veri të Serbisë i janë zvogëluar gjasat që para 9 dhjetorit të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Top Channel