Itali, barazpeshimi bilancit sanksionohet në Kushtetutë

30/11/2011 18:50

Dhoma e Ulët e parlamentit italian kaloi një amendim ku sanksionohet në Kushtetutën vendase parimi i barazpeshimit të bilancit.

Propozimi u miratua me 464 vota pro, ndërsa 11 deputetë zgjodhën të abstenonin. Italia ndodhet në në krizë të thellë borxhi dhe sanksionimi në kushtetutë i barazimit të bilancit financiar shihet si një zgjidhje për të shmangur abuzimet financiare të pushtetit me fondet publike në të ardhmen.

Megjithatë, për t’u shndërruar në një nga normat bazë në Itali, propozimi duhet të kalojë edhe në Senatin italian. Kreu i Senatit, Renato Schifani njoftoi se votimi do të bëhet para Krishtlindjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA