Bjellorusi, dënohen me vdekje dy terroristë
30/11/2011 15:40
Gjykata e Lartë e Bjellorusisë dënoi me vdekje gjatë të mërkurës dy të rinjtë përgjegjës për sulmin terrorist në metronë e Minskut, më parë gjatë vitit.
Sulmi me bombë, i ndodhur në datën 11 prill, shkaktoi vdekjen e 15 personave dhe plagosjen e disa qindra të tjerëve, disa prej të cilëve me pasoja të parikuperueshme për shëndetin.
25-vjeçari Dmitry Konovalov u shpall fajtor për mbajtjen e eksplozivëve dhe Vladislav Kovalyov, bashkëmoshatar, për vendosjen e pajisjes shpërthyese. Bjellorusia është i vetmi vend në Europë që vazhdon të pranojë dënimin me vdekje.
Top Channel