Amnesty: SHBA, zbusni ligjet për të miturit

30/11/2011 15:55

”Amnesty International” i kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ndërprësë praktikën e burgimeve të përjetshme pa të drejtë lirimi me kusht për minorenët.

Më shumë se 2 500 të rritur vuajnë burgime të përjetshme në burgjet amerikane për krime të kryera kur ishin ende fëmijë dhe në bazë të legjislacionit aktual, nuk kanë asnjë shpresë për të dalë një ditë nga burgu.

Në raportin e saj, “Amnesty” thekson se një praktikë e tillë bie ndesh me principet bazë të drejtësisë për minorenët. Shtetet e Bashkuara dhe Somalia janë të vetmet vende në borë që nuk kanë ratifikuar konventën e OKB-së për heqjen e burgimeve të përjetshme për minorenët.

Sipas organizatës pionere në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, është skandaloz fakti që janë burgosur përjetësisht 11-vjeçarë. “Në SHBA, të rinjtë nën 18 vjeç, nuk mund të votojnë, të blejnë alkool, biletë llotarie apo ndërhyrje kirurgjikale estetike. Megjithatë, përballë ligjit ata trajtohen njësoj si të rriturit”, deklaroi Natacha Mension, e grupit për të drejtat e njeriut.

Në shumicën e shteteve amerikane, dënimi me burgim të përjetshëm për krime të rënda si vrasja nuk e njej të drejtën e lirimit me kusht pas vuajtjes së një pjesë të dënimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA