Alba, në rrugë me xhinset e të dashurit
30/11/2011 20:50
Nga bluza të gjera me stil indian, tek pantallonat e meshkujve është një diferencë e madhe, por që Jessica Alba mund ta krejë pa problem.
Aktorja 30-vjeçare u fotografua në Beverli Hills një ditë më parë e veshur në mënyrë krejtësisht të zakonshme, aq sa për pantallona kishte marrë xhinset e të dashurit të saj.
E pashqetësuar nga vëmendja e turmës, Alba dukej komode me xhinset që i rinin të gjera, ndërsa kompletoi veshjen e saj me një bluzë të thjeshtë dhe xhaketë lëkure. Nënë e dy fëmijëve, Jessica është rikthyer në formën e saj më të mirë brenda pak kohësh nga lindja e dytë, falë një diete të fortë.
Top Channel