Victoria Beckham, Oscar për modën

29/11/2011 16:35

Karriera e Victoria Beckham si stiliste vazhdon në ngjitje. Bashkëshortja e futbollistit të famshëm David Beckham ka marrë atë që quhet çmimi Oscar për modën britanike dhe tashmë është në elitën e kësaj industrie.

“Posh Spice” ka lënë pas emra të famshëm si Tom Ford, Stella McCartney dhe Burberry. Ish-këngëtarja ka marrë çmimin e saj në një ceremoni të zhvilluar në hotelin Savoy, në Londër.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm top-modelja Kate Moss, aktori fitues i çmimit Oscar, Colin Firth dhe Samantha Cameron, bashkëshortja e kryeministrit britanik David Cameron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA