Një prej keqbërësve më të kërkuar në Kolumbi, bosi i drogës Maximiliano Bonilla Orozco, u arrestua ditën e martë në një operacion të forcave të rendit dhe ushtrisë venezueliane.
I njohur me nofkën “Valenciano”, ai akuzohet se ka transportuar me tonelata kokainë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. FBI kishte vendosur një shpërblim prej pesë milion dollarësh për informacione që do të çonin në kapjen e tij.
Në një notë zyrtare, presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, përgëzoi kolegun e tij venezuelian, Hugo Chavez, për “operacionin e shkëlqyer” të forcave të rendit. Ai e cilësoi 39-vjeçarin si një rrezik të madh për të gjithë shtetasit e Kolumbisë dhe të të gjithë botës.
Valenciano drejtonte prej vdekjes së famëkeqit Pablo Escobar, në vitin 1993, kartelin më të madh të vendosur në qytetin e Medelinit. Ai komantonte një trupë prej 1 500 personash, përgjegjëse për qindra vrasje dhe krime të tjera të rënda, gjatë pothuajse dy dekadave të drejtimit të tij.
Aktivitetet e kartelit shtriheshin edhe në disa vende të tjera të Amerikës Qëndrore, si Guatemalë, Honduras dhe Meksikë.
“El Valenciano” do ekstradohet në SHBA
Bosi i narkotrafikut kolumbian, Maximiliano Bonilla Orozco, i njohur ndryshe si “El Valenciano” i arrestuar në qytetin Aragua në veri të Venezuelës, do t’i dorëzohet autoriteteve amerikane brenda pak orësh.
“Orozco do të transferohet në Shtetet e Bashkuara, pasi janë ato që kanë ngritur akuzat kundër tij për trafik droge dhe lidhje të forta me organizatat e narkotrafikut në Meksikë dhe Kolumbi”, tha Ministrja venezuelian i Drejtësisë, Giustizia Tareck El Aissami.
Top Channel