
“Kam një të dashur dhe jam i lumtur”. Kështu thotë Tiziano Ferro në një
intervistë ekskluzive për “Vanity Fair”, ku rrëfehet, një vit pasi u
deklarua homoseksual.
“Muajt e parë ishin të cuditshëm. Isha shumë entuziast dhe kisha dëshirë të kisha kontakte, isha si një fëmijë që e hipin në një makinë super luksoze dhe ka dëshirë të zbulojë gjithcka”, thotë këngëtari. Ishin pikërisht Krishtlindjet e shkuara, në të cilat, Tiziano thotë se ka gjetur njeriun special, për të cilin nuk jep asnjë detaj se kush mund të jetë.
“Gjithnjë kam menduar se kam lindur për të jetuar një marrëdhënie të qëndrueshme, nuk kisha eksperimentuar kurrë. Më pëlqen ajo cfarë po zbuloj tek vetja ime, disa anë që deri më tani vetëm i kisha ndjerë me intuitë por nuk i kisha pranuar”, thotë këngëtari.
Top Channel