Spielberg: Në 20 vjet, ka pak filma të mirë

29/11/2011 00:00

Një ndër emrat më të zëshëm të kinemasë botërore, regjisori hollivudian Steven Spielberg ka bërë një deklaratë jo të zakontë.

Ai njihet si një person tepër i rezervuar, por në daljen e fundit publike regjisori ka kritikuar krijuesit bashkëkohorë duke pohuar se vetëm një numër i vogël i filmave të xhiruar në dy dekadat e fundit janë të realizuar mirë.

Sipas këndvështrimit të tij, ndërmjet filmave të realizuar këto 20 vitet e fundit, janë vetëm pak filma të cilët ja vlen të shihen. Për të, burimi i vetëm i frymëzimit janë filmat e viteve ‘50-të dhe ‘60-të.  

“Unë jam pjesë e kategorisë së krijuesve romantikë kur janë në pyetje vitet e arta të Hollyëoodit. Më pëlqen të kthehem te burimi, aty ku ka lindur ajo që mua më pëlqen ta quaj kinema të vërtetë. Dhe këtë e them sepse në vështrimin tim, këto 20 vitet e fundit nuk ka shumë filma të cilët do i shihja me ëndje”, ka deklaruar regjisori Stiven Spilberg, një ndër ata krijuesit që përherë ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes mediatike dhe të lërë krijimtarinë e tij të flasë.

“Zgjedh të shoh më së shumti filma të realizuar kahëra sepse vlerësoj talentin e jashtëzakonshëm që kanë pasur krijuesit përpara nesh. Ata më frymëzojnë shumë”, ka përfunduar deklaratën e tij Stiven Spilberg në një analizë të tij sa i takon realitetit kinematografik të momentit në Hollywood-it por edhe në të gjithë botën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB