Gjykata Penale Ndërkombëtare ka nxjerrë një mandate-arresti ndërkombëtar kundër ish-presidentit të Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo.
Gbagbo aktualisht ndodhet në arrest shtëpie në vendin e tij që nga muaji prill, kohë në të cilën nisën trazirat në Bregun e Fildishtë pas zgjedhjeve, ku Alassane Ouattara u shpall fitues.
Gbagbo refuzoi dorëzimin e pushtetit tek kandidati fitues duke deklaruar se zgjedhjet i kishte fituar ai, megjithëse rivali i tij u njoh si fitues edhe ndërkombëtarisht.
Tashmë Gbagbo, përvec akuzave të ngritura në vend, duhet të përballet edhe me akuzat e Hagës, ndër të cilat është edhe nxitje dhune, organizim të kryengritjeve dhe grabitje të armatosur.
Bregu i Fildishtë aktualisht qeveriset nga Ouattara, i cili ka mirëpritur mandate-arrestin e Hagës. Ndërkohë, autoritetet vendase thanë se Gbagbo mund t’i dorëzohet Hagës brenda pak orëve.
Top Channel