Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Protesta në Iran kundër Ambasadës Britanike erdhi fill pas hartimit të sanksioneve të reja kundër Teheranit, nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.
Pasditen e së martës dhjetëra studente hynë në selinë diplomatike duke dëmtuar ndërtesën me gurë dhe bomba artizanale. Ata i vunë flakën flamurit britanik dhe e zëvendesuan me atë Iranian.
Televizioni shtetëror shfaqi momentet kur të rinjtë po thyenin dritaret e ambasadës. Shumë prej tyre bërtisnin: “Vdekje Anglisë”.
Disa diplomatë britanikë kanë mundur të largohen nga një dalje tjetër, në kohën kur u sulmua ndërtesa. Por gjashtë nëpunës u mbajtën peng, deri në ndërhyrjen e forcave iraniane të rendit, që erdhi pas thuajse dy orësh.
Agjensia e lajmeve MEHR raportoi se disa prej dokumenteve të ambasadës u dogjen. Pamjet treguan një makinë në flakë brenda oborrit të ambasadës, ndërsa qindra protestues të tjerë ishin mbledhur.
Foreing Oficce, u shpreh e fyer nga këto veprime, duke u kërkuar autoriteteve të respektojnë angazhimet ndërkombëtare, në mbrojtje të misioneve diplomatike dhe stafeve të tyre.
Përmes një deklarate u bëri thirrje të gjithë britanikëve që ndodhen në Iran, të qëndrojnë të mbyllur, në pritje të një lajmi të dytë. Ministria e Jashtme iraniane shprehu keqardhje për incidentin.
Shtëpia e Bardhë dënoi sulmin ndaj misionit diplomatik të Britanisë së Madhe dhe i kërkoi Iranit të dënojë përgjegjesit.
BBC i referohet edhe disa raportimeve se një grup tjetër protestuesish mësynë rezidencën e ambasadorit britanik, në veri të vendit dhe kanë marrë dokumente të rëndësishme diplomatike.
Franca dënoi sulmin në termat më të ashpër, duke nënvizuar solidaritetin e plotë me Britaninë.
Të dielën, Parlamenti iranian votoi me shumicë votash ligjin për të ulur nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Britaninë e Madhe dhe ambasadorit iu caktua një afat prej dy javësh për t’u larguar nga Irani.
Top Channel