Conrad Murray, doktori i Michael Jackson u dënua me 4 vjet burgim. Ai u shpall fajtor për akuzën e vrasjes së pavullnetshme të shkaktuar nga pakujdesia.
Vendimi u mor nga një gjykatë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara. Avokati i Murray kërkoi mosdënimin e tij me burgim, pasi shpallja fajtor do të mjaftonte për t’i persekutuar vitet në vazhdim: ai do të njihej si “njeriu që vrau yllin e pop-it, Michael Jackson”.
Prokurori kërkoi gjithashtu që gjykata të detyrojë Murray-n të dëmshpërblejë fëmijët e Jackson.
Vendimi i jep fund njërës prej cështjeve më të debatueshme në Shtetet e Bashkuara dhe qetëson fansat dhe familjarët e “Mbretit të pop-it”. Ndërkohë, mbipopullimi i burgjeve në Kaliforni mund të reduktojë dënimin e Murray. Sipas mediave amerikane, doktori pritet të vuajë vetëm gjysmën e dënimit të tij, pra 2 vjet, por ai mund të humbë licensën dhe të drejtën e ushtrimit të profesionit të tij si mjek.
Michael Jackson vdiq më 25 qershor të 2009-s në shtëpinë e tij në Los Anxheles, pas konsumimit të një sasie të tepruar qetësuesish, kryesisht propofol.
Top Channel