Ka vdekur në moshën 88-vjecare kryeministri i fundit i epokës së ish-Jugosllavisë, Ante Markovic, njofton “REL”.

Markovic u emërua në postin e kreut të ekzekutivit në vitin 1989 dhe realizoi shumë shpejt një seri reformash ekonomike që ngritën standartin e jetesës dhe ulën inflacionin.

Por programi në fjalë u dobësua shpejt dhe popullariteti i Markovic ra me ardhjen në pushtet të liderëve Sllobodan Milloshevic dhe Franjo Tuxhman, përkatësisht në Serbi dhe Kroaci.

Markovic dha dorëheqjen nga posti i tij në vitin 1991, kur Jugosllavia kishte filluar të shpërbëhej dhe pak kohë më vonë u tërhoq plotësisht nga politika.

Top Channel