Theron: Në shkollë më tallnin shokët

28/11/2011 11:10

Charlize Theron është e famshme në të gjithë botën për bukurinë e saj, por aktorja ka rrëfyer se kur ka qenë në moshën e adoleshencës ishte objekt talljesh nga shokët dhe shoqet e klasës.

“Mbaja syze shumë të mëdha dhe djemtë nuk tërhiqeshin prej meje. Nuk kam pasur të dashur në shkollë”, tha Theron për ‘People’.

36-vjeçarja thekson se ndihej shumë keq deri sa në moshën 16-vjeçare fitoi një konkurs modelesh, nënshkroi një kontratë dhe udhëtoi në Milano.

Charlize Theron po promovon filmin e saj më të fundit ‘Young Adult’, në të cilin interpreton një shkrimtare e cila kthehet në vendlindjen e saj Minnesotta pas divorcit. Ajo përpiqet që të rindezë dashurinë me ish të dashurin (Patrick Wilson) edhe pse ky i fundit është i martuar dhe ka fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA