Joga me instruktor nudo ndau Kardashian

28/11/2011 17:15

“Zbardhet misteri” i ndarjes blitz të Kim Kardashian me baskebollistin, Kris Humpries. Tabloidi britanik “DailyMail” shkruan se ishin sesionet e jogas me instruktor mashkull nudo që frekuentonte Kim, ato që cuan në zënkën e ciftit, vetëm disa dhjetra orë pas ceremonisë martesore.

Krisja në marrëdhënien e ciftit ka ndodhur në një hotel të Nju Jorkut, ku bashkë me ta jetonte edhe motra e Kim, Kourtney. Kris është tronditur kur ka parë në dhomën e hotelit të prenotuar nga ai dhe Kim, instruktorin jogës krejtësisht nudo që po u jepte leksione motrës së Kim dhe dy mikeshave të tjera të familjes Kardashian.

“Kjo është e shpifur, kjo është shtëpia ime! Është mungesë respekti!”, mësohet të ketë thënë Kris duke i kërkuar më pas Kimit që të largonte motrën e saj, madje duke dalë edhe vullnetar që t’i paguante një dhomë tjetër Kourtney-t në një tjetër kat.

Kim është munduar ta qetësojë Kris, duke thënë se s’kishte asgjë për t’u shqetësuar dhe se bëhej fjalë për një kurs joge. Ajo ka shkuar më tej duke iu bashkuar grupit të jogës nën leksionet e instruktorit nudo.

Kjo mesa duket ka tronditur edhe më tej Kris, i cili i ka thënë Kimit se kjo mënyrë jetesë do ndikonte në formën e tij sportive, pasi e pengonte të stërvitej. Këtu ai ka vendosur të rikthehet në Minesota për të vazhduar me jetën e tij të mëparshme, ndërsa Kim nuk është munduar ta ndalë atë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA