Greqi, largohen nga administrata 20 mijë vetë

28/11/2011 00:00

Për herë te pare ne historine e shtetit grek, të hënën largohen nga administrata shteterore rreth 20 mijë vetë.

Prej tyre 4 mijë dalin automatikisht ne pension,ndersa 16 mijë te tjeret, hyjne ne statusin personelit rezerve me 60% te rroges baze te tyre, per te dale ne pension ne fund te vitit 2013.

Qellimi i kesaj reforme eshte zvogelimi i aparatit shteteror ne nje mase prej 30%, ne menyre qe te reduktohen shpenzimet. Vendet bosh qe do te ngelen nuk do te plotesohen dhe do te shkurtohen edhe nga organika e institucioneve. Gjithashtu vleresohet se me ane te kesaj mase do te kryhet nje ristrukturim i sektorit teper te fryre shteteror ne Greqi qe numeron 17 ministri, 71 sekretari te pergjithshme dhe te vecanta,150 drejtori te pergjithshme dhe 3753 departamente, duke qene nje prej sektoreve me burokratike ne Europe.

Vala e dyte e kesaj reforme do te vije ne muajin janar, kur do te largohen nga kompanite gjysem shteterore mbi 12 mijë,ndersa flitet se deri ne vitin 2015 administrata shteterore do te reduktohet me 300 mijë vete.

Pervec kesaj mase te rrepte te progamit antikrize qe po zbaton Greqia ne kembim te ndihmes ekonomike nga BE dhe FMN ,prej 1 janarit te 2012, nenpunesit shteterore do te marrrin rroga te reduktuara nga 6% deri 50%. Reduktime te te ardhurave te tyre do te kene edhe te gjithe qytetaret qe kane te ardhura mbi 5000 euro ne vit. Kjo do te thote qe do te taksohen edhe ata pensioniste qe marrin 450 euro ne muaj.

Pervec masave te rrepta ne kurriz te tyre, greket ndjekin oret e fundit me ankth zhvillimet ne arenen europiane per te ardhmen e Eurozones,ndersa neser nga samiti i ministrave te Eurogrup dhe Ecofin, Athina pret me padurim vendimin per levrimin e kestit te 6 te ndihmes prej 8 miliardë eurosh.

Top Channel