Fustan 50 mijë euro në altarin e “Twilight”

28/11/2011 19:45

Bella Swan, ylli i sagës së “Twilight”, martohet në serinë e katërt dhe të fundit me një fustan që kushton pothuajse 50 mijë euro.

Filmi në transmetim në rrjetin e kinemave “Imperial” ka ngjallur një interes të jashtëzakonshme në kinematë amerikane dhe europiane. Një prej arsyeve është se për të bërë filmin më të suksesshëm, nuk është kursyer në asnjë prej detajeve të tij.

Fustani i martesës së Bellas u dizenjua nga një stiliste me famë botërore si Carolina Herrara dhe ai është një prej më të kushtueshmëve në botë.

Një model i ngjashëm u pa disa muaj më parë edhe në martesën e Princit William me Kate Middleton. Motra e kësaj të fundit, Pippa, kishte zgjedhur një veshje pothuajse identike me atë të Bellas së interpretuar nga aktorja Kristin Stewart.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA