Aleanca Kuq e Zi mbërriti rreth drekës së ditës së dielë në Kosovë, ku do të shpalosë një flamur gjigant kombëtar, me rastin e festimit të ditës së pavarësisë, ditën e nesërme.

Megjithatë, rrugëtimi për në Prishtinë u ndërpre disa orë, me kreun e Alencës, Kreshnik Spahiun, që u ndal për homazhe në varrin e heroit kombëtar, Adem Jashari. Në pritjen me familjarët e komandatit legjendar, Spahiu theksoi se “ëndrra për të cilën luftoi Adem Jashari dhe Ismail Qemali është ende gjallë dhe do të vazhdojë. Lavdi dëshmorëve që luftuan për të ardhmen e përbashkët”.

Aleanca Kuq e Zi u bë nismëtare e një nisme të veçantë, nëpërmjet dërgimit të flamurit shqiptar nga Vlora deri në Prishtinë. Organizimi do të kulmojë ditën e hënë, në përvjetorin e 99 të pavarësisë së Shqipërisë, me një manifestim gjigant nën moton: “Jam krenar që jam shqiptar”.

Top Channel