Serbia nuk ka vendosur barrikadat në veri të Kosovës. Por, zgjidhja urgjente është e nevojshme pasi ka tensione, jo vetëm në jug, por edhe në veri, tek serbët e KFOR-i dhe ekziston një nxehje gjakrash.
 

Millivoje Mihajllovic, shef i zyrës për media të Qeverisë së Serbisë, thotë se ekziston mundësia e lehtë për ta gjetur një zgjidhje për të qetësuar situatën dhe një zgjidhje afatgjatë.

“Problemi i Jarinjës dhe Bërnjakut mund të zgjidhet lehtë. Mund të zgjidhet që të kthehet situata në gjendjen para korrikut dhe të diskutohet për  këtë në Bruksel, që të dyja palët, në fakt të tria të paraqesin idetë e tyre dhe të gjendet një zgjidhje e ndershme dhe e drejtë. Kjo është situata pas së cilës barrikadat me siguri do të zhdukeshin pasi serbët në veri do të reagonin pozitivisht. Ata nuki duan institucionet e Kosovës dhe derisa janë të qetë është e drejt legjitime e tyre të protestojnë”,  tha Millovoje Mihajllovic, Shef i Zyrës për Media, Qeveria e Serbisë.

Gjatë kësaj jave janë lënduar dhjetëra ushtarët të KFOR-it, ndërkohë serbët kanë shtuar barrikadat në veri duke kërkuar të ndalojnë hapjen e rrugëve.

Ndërkohë që pritet një takim tjetër mes delegacioneve, marrëveshjet vonojnë të zbatohen, ndërsa Serbisë i duhet situata për të ecur përpara me statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian.

“Serbia nuk i ka vendosur barrikadat. Progresi i Serbisë varet nga ajo që të vazhdojë dialogu dhe të zbatohet marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Serbia është duke e bërë këtë. Fakti që këto nuk zbatohen në mënyrë shumë të shpejtë ka të bëjë me atë se kemi nevojë të ndryshimit të ligjeve apo aprovimi i rregulloreve dhe ju e dini që kjo kërkon një procedurë. Por, Serbia do të respektojë gjithçka që është arritur në Bruksel përderisa është në pajtueshmëri me ligjin dhe kushtetutën”,  shtoi Millovoje Mihajllovic.  

 Megjithatë, përkundër zotimeve të mëdha nga Prishtina, Kosova është larg vënies së kontrollit në veri. Por, përveç kërcënimeve për shpallje të pavarësisë, as Serbia nuk ka ndonjë ofertë të re.

Top Channel