Lacio-Juventus “lufta” për kreun

26/11/2011 00:00

Lacio-Juventus, kjo është supersfida e kreut të Serisë A që do të luhet sonte në orën 20:45 në Olimpiko të Romës.

Vendasit, që kanë që nga viti 2003 që nuk fitojnë kundër Juventusit në Olimpiko, do t’i besojnë Kloses për të prishur tabunë e për të marrë 3 pikët që do të ngjisnin në krye të klasifikimit të Serisë A, klasifikim ky që aktualisht mbahet nga Udineze që mposhti Romën të premten me rezultatin 2-0.

Ndërkohë, bardhezinjtë e Antonio Conte-s vijnë pas 3 fitoreve radhazi dhe do të synojnë të marrin maksimumin edhe ndaj lacialëve.

Po sot luhen edhe 3 ndeshje të tjera të javës së Serisë , ku bie në sy ndeshja mes Atalantës dhe Napolit, që në mesjavë arriti një fitore mjaft të rëndësishme në Ligën e Kampioneve përballë Manchester City-t.

Ndërkohë, Lece do të përballet në fushën e saj me Katanian, ndërsa Novara do të presë Parmën. Inter luan ditën e dielë në transfertë ndaj Sienës, ndërsa Milani do të presë në San Siro, Kievon.

Top Channel