Në Kosovë ekziston Zyra e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së dhe Zyra
Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, e para me mandat të përkohshëm të
drejtuesit të saj dhe e dyta me ushtrues detyre.

KosovaTimes, duke iu referuar medias së shkruar mëson se shef i këtyre dy zyrave mund të emërohet ministri i Jashtëm Slloven, Samuel Zhbogar.

“Ai ka konkurruar, mendojmë se është njohës i mirë i Kosovës dhe Serbisë. Gjatë punës si ministër ka krijuar edhe përvopjë shtesë. Mendojmë se do të jetë një përfaqësues i mirë i BE-së, në këtë post mjaft sfidues”, ka thënë një diplomat nga një shtet i rëndësishëm evropian.

Ndërkohë mësohet se për këtë detyrë më herët kishin konkuruar edhe Michael Giffoni dhe Ulrike Lunacek, por për shkak të përçarjeve të brendshme brenda Bashkimit Evropian këta të dy nuk ishin përzgjedhur për ta përfaqësuar BE-në në Kosovë.

Sidoqoftë, edhe nëse themelohet Zyra e BE-së në Kosovë me drejtues Samuel Zhbogarin, BE-ja do të vazhdojë të ketë qëndrim neutral ndaj statusit.

Top Channel