Pas dy gabimeve trashanike ndaj Atletico Madrid, De Gea del në mbrojtje të portierit të Tottenham
Kaka’, Ricardo Carvalho dhe Alvaro Arbeloa nuk do të jenë të gatshëm për derbin ndaj Atletico Madrid.
Tre futbollistët e Real Madrid nuk janë rekuperuar ende nga dëmtimet e tyre, ndërsa rikthehen në listën e të grumbulluarve për ekipin merengues Marcelo dhe Di Maria.
Në stërvitjen e fundit të madrilenëve para ndeshjes së të shtunës (në orën 20.00) Kaka’ dhe Arbeloa nuk dolën në fushën stërvitore duke mos u përfshirë më pas në listën e lojtarëve që do të luajnë në derbin e kryeqytetit spanjoll.
Mesfushori brazilian ka probleme në pulpën e këmbës së majtë, ndërsa mbrojtësi spanjoll vuan një problem të vogël në gjurin e majtë.
Këto mungesa pritet të zëvendësohen nga Ozil në rolin e organizatorit dhe Lass Diarra në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Top Channel