Milan, Nesta 1 muaj larg fushave

25/11/2011 15:20

Alessandro Nesta, qendërmbrojtësi i Milanit, do të qëndrojë 1 muaj larg fushave për shkak të dëmtimit që pësoi të mërkurën ndaj Barcelonës.

Analizat mjekësore kanë përcaktuar se futbollisti italian ka pësuar një dëmtim muskular në kofshën e këmbës së djathtë dhe do të qëndrojë 30 ditë pushim. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të AC Milan.

Në këtë mënyrë, në ndeshjen e së dielës ndaj Chievo, Daniele Bonera do të jetë ai që do zëvendësojë 34-vjeçarin, por nuk përjashtohet edhe debutimi si titullar i francezit Philippe Mexes.

Me Nestën shkon në katër numri i futbollistëve të dëmtuar të Milanit. Mathieu Flamini, Antonio Cassano dhe Gennaro Gattuso janë lojtarët e tjerë të infermierisë kuqezi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA